Për pak do martoheshin, ironia e ish-it Alex Rodriguez me fejesën e JLO me Ben Affleck!

Mediale Vip

Për pak do martoheshin, ironia e ish-it Alex Rodriguez me fejesën e JLO me Ben Affleck!

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:39
Alex Rodriguez, Jennifer Lopez

Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopezit, por jo shumë pas kësaj, gjërat shkuan krejtësisht në kahun e kundërt për ta. Tani që mbërriti lajmi se artistja është fejuar me Ben Affleck, Alex nuk ia kurseu ironinë.

Ndërsa mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer.

“Është një kohë e mrekullueshme në sport”,  tha ai. “Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.”

Rodriguez qeshi dhe i mbajti ison: “Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne po kërkojmë”. Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay bëri shaka: “E di çfarë? Unë mendoj për Gandin dhe ty.”

Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021 u tha se dyshja ishte ndarë. Ata i përgënjeshtruan lajmet vetëm që në prill të vitit të kaluar të pohonin se në fakt poi  jepnin fund lidhjes së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat