“Nuk kemi kryer marrëdhënie”, Mikela dhe Erioni flasin për marrëdhënien jashtë programit

Mediale Vip

“Nuk kemi kryer marrëdhënie”, Mikela dhe Erioni flasin për marrëdhënien jashtë programit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:30
Mikela dhe Erioni

Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela dhe Erioni janë çifti i tretë që kanë dalë nga programi për këtë sezon.

Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin disa javë më parë mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit. Ata kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” dhe kanë rrëfyer si po e përjetojnë romancën që kanë nisur jashtë kamerave.

Moderatori e ka ngacmuar dyshen me një deklaratë të Mikelës e cila bëri bujë në “Për’puthen”, pasi u shpreh: “Jemi në situatë të vështirë pasi nuk kemi kryer marrëdhënie”.

Mirëpo ish-konkurrentja e ka sqaruar këtë deklaratë të sajën duke thënë se ishte thjesht një moment kur gjatë takimit ata po ngacmonin njëri-tjetrin.

Mikela: Ka qenë batutë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani.

Erioni: Tani mund të themi që kemi rënë në qetësi ka pasur ditë shumë të mira çdo gjë po shkon vaj.

Më pas ish-konkurrentët janë pyetur nëse kanë arritur ta njohin njëri-tjetrin edhe pas programit.

Mikela: Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri tjetrin dhe kur ishim në program ne flisnim 24 orë kështu që çdo gjë ia kemi thënë. Një gjë që është tani ndryshe është që nuk flasim më për programin.

Erioni: Mund të themi që mbi 70-80% e kemi njohur njëri- tjetrin.

Mikela: Kemi njohur dhe anët më të këqija dhe tani po shijojmë më të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat