Princ Harry dhe Meghan Markle takohen me Mbretëreshën pas dy vitesh

Mediale Vip

Princ Harry dhe Meghan Markle takohen me Mbretëreshën pas dy vitesh

Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:38
Mbretëresha Elizabeth II, Meghan Markle, Princ Harry

Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar një takim sekret me mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles në Kështjellën Windsor të enjten.

Është hera e parë që Dukesha e Sussex-it ka shkelur në Britani që kur ajo dhe Harry hoqën dorë nga rolet mbretërore në vitin 2020.

Harry, i cili u transferua në Shtetet e Bashkuara me Meghan, nuk mori pjesë në shërbimin përkujtimor të muajit të kaluar për gjyshin e tij, Princin Philip, Duka i Edinburgut, i cili vdiq në prill të vitit të kaluar.

Mospjesëmarrja pasoi një mosmarrëveshje me qeverinë për mbrojtjen e sigurisë.

Dukesha u shfaq për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në Shërbimin e Ditës së Komonuelthit në Mars 2020 ndërsa duka ishte në vend për të zbuluar një statujë të nënës së tij, Diana, në korrik të vitit të kaluar. 

Çifti do të marrin pjesë në Lojërat Invictus në Holandë, të cilat do të zhvillohen nga 16-22 prill.

Vizita e tyre vjen një vit pasi hodhën akuza të rënda ndaj familjes mbretërore. Në Intervistën për Oprah Winfrey, Meghan pretendoi se njëri prej anëtarëve të familjes, kishte bërë disa komente raciste për djalin e tyre, Archie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat