Donaldi më produktiv se këngëtarët, publikon këngën e dytë në pak javë

Mediale Vip

Donaldi më produktiv se këngëtarët, publikon këngën e dytë në pak javë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:10
Elgit Doda, Donald dhe Romeo Veshaj

Elgit Doda, Donald dhe Romeo Veshaj publikuan këngën e paralajmëruar prej ditësh, me titull “Picasso”. Sigurisht u bë menjëherë virale për shkak edhe të një kërcimi që i shkon melodisë, të reklamuar më herët nga tre artistët. Që prej daljes nga BBV, Donaldi ka publikuar 2 projekte të reja, në një kohë relativisht të shkurtër dhe ka qenë shumicën e kohës me koncerte kudo ku ka shqiptarë.

Duke shfrytëzuar vëmendjen maksimale që ka tani, duke qëndruar edhe larg ekspozimit në media me intervista dhe të tilla gjëra, Donaldi duket sikur po bën më shumë këngë se këngëtarët e njohur. Ai di ta përdorë vëmendjen, ndërsa frymëzimi nuk i mbaron.

Po për këngën çfarë u tha?

Siç pritej, fansat e lidhën menjëherë me Borën dhe komentet e tregojnë qartë këtë. Poshtë këngës në YouTube, shumë nënvizojnë fjalët e Donaldit si dedikim për Borën. Konkretisht frazat: Ma tha truri për me t’puth, ma tha truri për me t’humb, ma tha truri për me t’lut, ma tha truri për me vujt.

Duke marrë parasysh si u zhvillua historia e çiftit, deri diku komentet janë të mirëkuptueshme, por pa u konfirmuar zërat nga vetë protagonistët, nuk themi dot asgjë me siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat