"Nga Prrenjasi vij unë? U "masakrua" me komente, Monika Lubonja sqaron si qëndron e vërteta

Mediale Vip

"Nga Prrenjasi vij unë? U "masakrua" me komente, Monika Lubonja sqaron si qëndron e vërteta

Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:16
Monika

Një video e aktores Monika Lubonja, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, ku dëgjohej të thoshte "E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij?" nuk u mirëprit nga publiku i cili shpërtheu në kritika.

E ftuar në "Why?Not" në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati,  aktorja ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

Lubonja: Unë Prrenjasin e dua shumë, e respektoj shumë. Por më erdhi shumë keq që ma keni keqkuptuar atë moment. Ka qenë një situatë që në shtëpinë e BBV u sollën ngjarje të vërteta dhe ngjarje reale. Pikërisht një nga këto ngjarjet e vërteta ishte edhe kjo pjesa e rrogave, kjo pjesa kush është e vërtetë, kush nuk është e vërtetë. Dhe unë i thashë ka mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Shumë veta mu hodhën dhe më thanë jo nuk është e vërtetë, është gjë shtetërore.

Edhe në një moment më tha mua, po mir ti nga se.. Ku di unë i thashë edhe atëherë nëpër zgjedhje, nëpër këto gjëra, mënyra se si dolën ca gjëra, ku di unë, ky vend është i çuditshëm. Pse nga jam unë i thashë, nga Prrenjasi? Ideja që..unë e mora lajmin më shpejt këtu në Tiranë se sa pak kilometra më larg. Për asnjë gjë tjetër në botë, sepse unë kam shkuar, kemi bashkëpunuar shumë herë edhe me rrethet, kam një lloj dashurie dhe absolutisht janë të mrekullueshëm në çdo cep të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat