Sabiani tregon arsyen pse nuk ishte te festa e ditëlindjes së Monikës

Mediale Vip

Sabiani tregon arsyen pse nuk ishte te festa e ditëlindjes së Monikës

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:45
Sabiani

Aktorja Monika Lubonja para pak ditësh organizoi një festë mjaft të veçantë për ditëlindjen e saj, ku shumë fytyra të showbizit shqiptar ishin prezentë.

Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e Sabianit, me të cilin më përpara aktorja ka pasur një raport të mirë.

Arsyeja pse Sabiani nuk ishte prezent është se në fakt Monika nuk e ka ftuar.

“Nëse më do të më kishte ftuar, do të shkoja”, tha këngëtari në emisionin Wake Up, në Top Channel.

Sabiani bëri me dije se mes tyre nuk ka komunikim. Ai tha se janë takuar te ditëlindja e Big Mama-s, dhe janë përqafuar, por vetëm kaq.

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat