Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen, Miriam Cani i bën urimin më special

Mediale Vip

Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen, Miriam Cani i bën urimin më special

Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:58
Miriami dhe Albani

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 40 vjeç dhe ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët.

Por sigurisht urimin më të ëmbël e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani. Këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet vetëm Albani dhe e konsideron “burrin e ëndrrave”.

“Gëzuar ditëlindjen burri i ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime. Ti je bota për mua”, ka shkruar Miriam Cani krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta.

Ndërkohë kujtojmë se çifti ka së bashku më shumë se një dekadë dhe është  prindër i dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit. Ata kanë edhe disa duete të realizuara me njëri-tjetrin, të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat