“Halë në sy” nga të gjithë, ja çfarë këshille mori Meghan Markle nga mamaja e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror

Mediale Vip

“Halë në sy” nga të gjithë, ja çfarë këshille mori Meghan Markle nga mamaja e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:59
Meghan Markle me nenen e saj

Marrëdhëniet e forta nënë dhe bijë janë të mrekullueshme. Megjithatë, ndonjëherë jeta bëhet goxha e ngarkuar dhe nënat dhe vajzat e tyre nuk kalojnë aq kohë së bashku sa do të donin, veçanërisht kur jetojnë larg njëra-tjetrës.

Jeta e dukeshës së Sussex, Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.Që prej momentit kur 40-vjeçarja u bë pjesë e pallatit ‘Kensington’, ka qenë halë në sy nga të gjithë, ndonëse disa vite më vonë ajo u largua nga pallati mbretëror bashkë me Princ Harry.Mamaja e Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetje për të.

Pak para fejesës me Princ Harry, dukesha duket se i ka marrë këshillat më të mira nga mamaja e saj, Doria Ragland.

“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg se ta”, ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndihmuar Markle për një kohë të gjatë.

Ragland ka qenë gjithmonë në dijeni të jetës së ‘vështirë’ që e priste Meghan për shkak të paragjykimeve të shumta.

Ajo është mbështetësja më e madhe e Markle, gjë që është e dukshme sa herë që ato shihen së bashku. Në fakt, Ragland është aq shumë e pëlqyer nga familja mbretërore, saqë u ftua të kalonte pushimet me ta në Sandringham.

Ragland ka qenë një model për vajzën e saj dhe ato kanë një nga lidhjet më të forta. Ajo  i drejtohet Dukeshës Meghan me pseudonimin e lezetshëm “Lule”.

Pavarësisht të gjitha problemeve duket se Markle ka arritur t’ia dalë të kthehet në një nga figurat më të dashura të Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat