“Mevlani të ka ulur, po luan me ty…’” Efi mërzitet nga fjalët e të atit

Mediale Vip

“Mevlani të ka ulur, po luan me ty…’” Efi mërzitet nga fjalët e të atit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:37
Efi

Pak ditë më parë Efi ndërpreu zyrtarisht takimet me Mevlanin.

Ajo tha se konkurrenti është shumë i paqëndrueshëm. “Okay Mevlan, me këtë që bën unë zyrtarisht…ti me mua nuk del më! Kaq!

"Nuk kam më nerva për Mevlanin, një herë thotë të kam qejf, një herë thotë nuk të kam, një herë thotë të pëlqej, një herë thotë jo. I shkon muhabetit rreth e rrotull”, u shpreh Efi.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ajo tregoi se i ati i ka folur për Mevlanin dhe fjalët e tij e kanë mërzitur. Sipas babait të konkurrentes, Mevlani ka luajtur me të.

Efi: Hera e parë që kur ka nisur “Përputhen” që babai im më është drejtuar kësaj rradhe, për Mevlanin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ai të më flasë më parë dhe jam ndjerë shumë keq. Jam ndjerë shumë keq sepse e kam parë që është mërzitur. Më tha ke vonuar shumë për t’i ndërprerë takimet për arsye se ai njeri ty të ka ulur. Domethënë babi im mua po më sheh në atë lloj mënyre dhe më erdhi tepër keq. Të ka ulur për arsye se po luan. Imagjino ça përshtypje i jep babit tim, që ai po luan me mua. Një moment është mirë, është keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat