Fifi shpreh dëshirën të bashkëpunojë me Tunën, këngëtarja i përgjigjet menjëherë

Mediale Vip

Fifi shpreh dëshirën të bashkëpunojë me Tunën, këngëtarja i përgjigjet menjëherë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:24
Tuna dhe Fifi

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, që pas daljes nga “Big Brother VIP” ka qenë shumë aktive nëpër koncerte por edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e shumtë, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Artistja e njohur ka bashkëpunuar me shumë artistë në projektet e saj muzikore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme por mesa duket këngëtarja e ka ende një person me të cilin dëshiron të ketë një bashkëpunim.

Një ndjekës e ka pyetur Fifin se ‘me cilin këngëtar ajo dëshiron të këtë një bashkëpunim’ dhe ajo i është përgjigjur menjëherë: “Tuna” duke etiketuar edhe këngëtaren e njohur.

Image
Postimi nga Fifi

Direkt mbas kësaj ka ardhur dhe reagimi i artistes, e cila mesa duket ka paralajmëruar fansat se mes tyre ekziston mundësia të sjellin shumë shpejt një bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“A jemi” është përgjigjur Tuna, teksa ka ripostuar foton që Fifi i bëri tag.

Image
Postimi nga Tuna

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat