Aktorja turke: Roli i “Nalan” më bëri të shkoj tek psikologu

Mediale Vip

Aktorja turke: Roli i “Nalan” më bëri të shkoj tek psikologu

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:49
Burxhu Birixhik

Aktorja Burxhu Birixhik nuk ishte e panjohur për publikun shqiptar. Ajo mori famë me rolin e saj në “Kuzgun”, por duket se roli i “Nalan” e bëri të kthente të gjithë vëmendjen tek vetja. Ky serial që po transmetohet në TV Klan ka thyer rekorde shikueshmërie kudo për shkak të historisë së dhimbshme. Në intervistat e fundit aktorja 34-vjeçarë ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të ky rol.

Siç thotë dhe vetë ajo: “Nuk e kam luajtur unë Nalanin, Nalan më ka luajtur mua”.

“Vajza në dritare” ka qenë një punë shumë e lodhshme. Ti jeton si roli yt, fle dhe zgjohesh me të. Tani them me plot gojën që nuk e kam luajtur unë Nalanin, Nalan më ka luajtur mua”, tha Burxhu.

Aktorja ka treguar se së fundmi i është dashur të shkojë më shpesh tek psikologu ndërsa dikur e mendonte dy herë.

“Po kam shkuar tek psikologu. Nëse kisha ndonjë problem dikur, e mendoja me kujdes. Por tani mundohem të shkoj rregullisht. Sidomos ne aktorët që nuk luajmë role të lehta. Kur luan një karakter që ka probleme të thella dhe serioze dhe kalon 20 orë në ditë me atë rol, duhet të shkosh te psikologu dhe të pastrosh shpirtin. Dikur shkoja tek mësuesi i aktrimit para çdo roli kurse tani shkoj tek psikologu”, tregoi aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat