Kim Kardashian shoqëron për herë të parë Pete Davidson në një event të veçantë

Mediale Vip

Kim Kardashian shoqëron për herë të parë Pete Davidson në një event të veçantë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 08:28
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka shoqëruar për herë të parë në një event shumë të veçantë të dashurin e saj Pete Davidson.

Ylli i reality-showt dhe komendiani i Saturday Night Live bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në  Mark Twain 2022 Awards për Humorin Amerikan të mbajtur në, Uashington. DC.

Yjet e tjerë të pranishëm përfshinin Steve Carell dhe gruan Nancy , Jimmy Kimmel dhe gruan Molly McNearney , aktori i The Office Ed Helms , yjet e Insecure Yvonne Orji dhe Chinedu Unaka dhe komediania Samantha Bee .

41-vjeçarja foli për marrëdhënien e saj me komedianin, 28 vjeç, gjatë episodit të 12 prillit të podcast-it të “Not Skinny But Not Fat”, duke thënë se në mënyrë të pashpjegueshme u tërhoq nga Pete pasi të dy shkëmbyen një puthje në ekran gjatë një skene në Saturday Night Live në fund të tetorit.

“Ishte një puthje skenike, por ishte pak zbavitje. Ishte diçka si një ndjenjë super, e çmendur. Disa ditë më vonë, unë thashë, “Hmm, ka një tërheqje të madhe,” kujtoi ajo, duke shtuar se ishte pak e mërzitur pasi zbuloi se Pete nuk kishte shkuar në festën e saj pas shfaqjes. “E mendova më vonë. Unë thashë, ‘Dreqin, ai është i vetmi person që nuk erdhi’.”

Kim ndezi thashethemet për romancën me Pete në javët në vijim pasi ata u fotografuan të kapur për dore në Kaliforni. Megjithatë, ajo tha se dalja në të vërtetë erdhi pasi dyshja kishin kaluar tashmë “privatisht” kohë së bashku në Beverly Hills.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat