Pas humbjes së djalit të porsalindur, Georgina Rodriguez bën postimin e parë

Mediale Vip

Pas humbjes së djalit të porsalindur, Georgina Rodriguez bën postimin e parë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:25
Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo

Georgina Rodriguez ka postuar në “Instagram” për herë të parë pas humbjes së djalit të porsalindur.

Ajo ka treguar dashurinë e saj për partnerin, Cristiano Ronaldo, postoi një fotografi të futbollist, i cili shihet teksa drejton duart drejt qiellit në shenjë nderimi për binjakun që ndërroi jetë.

Gjesti i tij emocional erdhi kur sulmuesi i Manchester United shënoi kundër Arsenalit gjatë ndeshjes së të shtunës, pasi u kthye në stërvitje pak pasi kishte munguar në ndeshjen e së martës kundër Liverpool.

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo njoftoi me datë 18 prill se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tha se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të ekspertëve. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”, u shpreh futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat