Bleona hedh poshtë spekulimet se i ka hyrë politikës, tregon për cilin shtet do punonte!

Mediale Vip

Bleona hedh poshtë spekulimet se i ka hyrë politikës, tregon për cilin shtet do punonte!

Më: 29 prill 2022 Në ora: 19:21
Bleona Qerreti

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pasi u përfol se do konkurronte si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar të PD-së, në Kuvendin e Sali Berishës.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.

Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane!

Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat