Nora Istrefi dhe NRG Band publikojnë “Ki me lyp me m’pa”

Mediale Vip

Nora Istrefi dhe NRG Band publikojnë “Ki me lyp me m’pa”

Më: 1 maj 2022 Në ora: 00:15
Nora Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi dhe grupi NRG Band kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ki me lyp me m’pa” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë e zhanrit R&B.

Muzika është realizuar nga vet Nora, në bashkëpunim me Nurteel dhe Besnik Qakën.

Ndërkohë, për vargjet e tekstit janë kujdesur Nurteel dhe Ghulo.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin Istrefi vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese.

Ana vizuale i është besuar produksionit vendor, Entermedia. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat