Celine Dion flet për gjendjen e saj shëndetësore: Shërimi është i ngadaltë

Mediale Vip

Celine Dion flet për gjendjen e saj shëndetësore: Shërimi është i ngadaltë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 00:16
Celine Dion

Celine Dion ka bërë të ditur se ende po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.

“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram.

Lajmi i mirë është se këngëtarja ndihet pakëz më mirë, mirëpo situata është ende e rëndë.

“Shërimi është e ngadaltë dhe më frustron. Kam marrë ilaçe, por kam ende ngërçe. Rikuperimi zgjat shumë më shumë nga sa prisja. Më duhet të jem në top formë kur të rikthehem në skenë. Mezi pres kjo do të ndodhë, por kam një rrugë të gjatë për të bërë…”, ka shtuar tutje.

Autorja e shumë hiteve ka theksuar se është e pikëlluar për këtë lajm, pasi e di që publiku i ka pritur prej kohësh koncertet e saj. Ajo i falënderoi për mbështetjen e tyre.

“Po bëj maksimumin që të kem mundësi të mbaj koncerte të mira, sepse ju i keni merituar”, ka përfunduar Dion.

Sipas informacioneve aktuale, turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. 54-vjeçarja do të performojë sërish nga gushti deri në tetor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat