Conchita Wurst tregon se si fitorja e Eurovisionit i ndryshoi asaj jetën

Mediale Vip

Conchita Wurst tregon se si fitorja e Eurovisionit i ndryshoi asaj jetën

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:35
Conchita Wurst

Conchita Wurst ka zbuluar sesi fitorja e saj në Eurovision hapi rrugën në mbarë botën për njerëzit si ajo.

Duke folur në një event të Booking.com të shtunën, këngëtari/ja austriake, e cila fitoi konkursin në vitin 2014, thotë se fitorja e saj ‘detyroi’ një bisedë globale rreth gjinisë, shkruan DailyMail.

“Mendoj se ata ishin të detyruar, veçanërisht në Austri, ata duhej të mendonin se çfarë është mashkullore dhe çfarë është femërore. Nëse ata donin të mendonin për këtë apo jo. Dhe kjo me të vërtetë u pranua”, tha 33-vjeçari/ja.

“Atëherë në vitin 2014, kishte kaq shumë njerëz ‘queer’ që hynin në treg, me Ru Paul’s Drag Race, me Laverne Cox dhe Caitlyn Jenner, edhe pse ne e anuluam atë”, shtoi ajo duke qeshur.

“Fitorja ime ishte me të vërtetë ndikuese dhe u shndërrua në atë që është sot – të rinjtë sot janë kaq të sigurt. Bëhem i/e pasigurt kur flas me një 18-vjeçar! Dhe unë e dua atë. Më pëlqen ky lloj përparimi”, tha fituesi/ja e Eurovision 2014.

Conchita tregoi gjithashtu se si e ndikoi personalisht rritja drejt suksesit ndërkombëtar.

“Jeta ime ndryshoi plotësisht. Papritur keni njerëz që ju dëgjojnë. E gjeni veten në një tavolinë ku nuk jeni ftuar kurrë”, tha ajo.

“Për sa i përket muzikës në karrierë, kam punuar me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm. Kjo është diçka që me të vërtetë e vlerësoj dhe jam shumë mirënjohës. Pasi të jeni anëtar i familjes së Eurovisionit, ata nuk ju lëshojnë kurrë”, tha Wurst.

Conchita, u rrit në famë veçanërisht pasi fitoi Eurovision Song Contest 2014, i cili atë vit u mbajt në Koepnhagë të Danimarkës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat