Albërie Hadërgjonaj: Po të kishte shkuar Albani të paktën do të hynte në finalen e Eurovision

Mediale Vip

Albërie Hadërgjonaj: Po të kishte shkuar Albani të paktën do të hynte në finalen e Eurovision

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:17
Albërie Hadërgjonaj

Shqipëria këtë vit u përfaqësua në Eurovision nga Ronela Hajati pas fitores në Festivalin e RTSH-së duke lënë këngëtarin Alban Ramosaj në vend të dytë.

Përkundër pjesëmarrjes në Eurovision 2022, Ronela nuk arrit të kualifikohet në finale duke u eliminuar në gjysmëfinale.

Për këtë ka folur edhe këngëtarja e njohur shqiptare e cila është edhe tezja e Albanit, Albërie Hadërgjonaj si e ftuar në emisionin e  Alketa Vejsiut “ Në Kurthin e Piter Pan”.

Hadërgjonaj u shpreh se nëse Albani do të ishte ai që do të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit të paktën do të arrinte në finalen e madhe.

Por, Albëria tha se asnjëherë nuk ka qenë kudër Ronelës dhe se e vlerëson si artiste.

“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Kam përshtypjen se po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, u shpreh Hadërgjonaj.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin”, tha tutje ajo.

Ndërkohë, artistja ka folur edhe për situatën e Beatrixës pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP duke thënë se përveç saj u ‘bombarduan’ dhe u bullizuan të gjithë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat