Ja si “reaguan” Blero Muharremi dhe Afrona Dika pas lajmeve se i dhanë fund martesës

Mediale Vip

Ja si “reaguan” Blero Muharremi dhe Afrona Dika pas lajmeve se i dhanë fund martesës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:19
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.

Ajo që ngriti dyshime se dyshja janë ndarë është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram.

Me sa duket Blero dhe Afrona po kalojnë kohë me familjarët e tyre, duke e bërë të ditur këtë gjë përmes postimeve në rrjetet sociale. Por përsëri ajo që bëri përshtypje është fakti që ata nuk u shfaqën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këngëtari publikoi një foto në Instastory ku shfaqet me familjarët e tij me krahas së cilës shkruan thjesht “Familje” shoqëuar me dy zemra.

Image
Blero/Instagram

Nga ana tjetër Afrona Dika ka publikuar një foto me motrën e saj, të cilës i uron ditëlindjen, dhe shkruan se mezi po pret që ta takojë.

Vlen të theksohet fakti të dy ndiqen ende në Instagram dhe këto mund të jenë thjesht shenjat e një krize martesore me aq sa mund të interpretojmë rrjetet sociale, por mund të jetë edhe një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen.

Image
Afrona/Instagram

Blero dhe Afrona nuk kanë bërë ende asnjë reagim të qartë dhe publik.

Dyshja u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër. Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

Kjo është martesa e dytë për këngëtarin, i cili vite më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat