Arjan Konomi flet për herë të parë rreth lidhjes së përfolur mes Bora Zemanit dhe Atdhe Xharavinës

Mediale Vip

Arjan Konomi flet për herë të parë rreth lidhjes së përfolur mes Bora Zemanit dhe Atdhe Xharavinës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:07
Arjani, Botra dhe Atdheu

 Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdhe Xharavina për Bora Zemanin kur ai ishte pjesë e ‘Për’puthen’ dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje.

Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

Zëra të shumtë thonë se mes tyre ka patur diçka po opinionisti i “Për’puthen” Arjan Konomi thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Gjatë një video live në TikTok kur po komentohej trekëndësi Bora-Donald-Beatrix ai u pyet se si u ndje Donaldi kur Bora iku me Atdheun. Gjë që u mohua kategorikisht nga Arjani i cili tha: “Jo, jo nuk është e vërtetë tani mos ia fut kot. Jo, jo. Këto janë llafe, shpifin ata njerëzit që duan.” Kur personi në fjalë i tha se mund t’i japë argumenta Arjani e mbylli duke u shprehur: “Ndërrojmë temë.”

Vlen të theksohet se Bora nuk ka reaguar asnjëherë ndaj këtyre zërave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat