Einxhel Shkira gati për fëmijën e parë, Dagz: E kam ndarë mendjen prej kohësh…

Mediale Vip

Einxhel Shkira gati për fëmijën e parë, Dagz: E kam ndarë mendjen prej kohësh…

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:02
Dj Dagz dhe Einxhel

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz kanë qenë të pandarë që kur kanë dalë nga “Big Brother VIP”. Aq të pandarë sa Einxhel ka shprehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë me Dj Dagz.

Dj i njohur ishte sot i ftuar në “Wake Up” bashkë me PM dhe u surprizua nga Einxhel e cila iu bashkua bisedës në një lidhje me Skype. E pyetur rreth planeve për fëmijë moderatorja tha “Dagz është njeri praktik, nuk të bezdis. Është njeri ekonomik kështu(qesh). Beb? Nuk e di Dagz aty e keni. Ishalla po ia mbush mendjen.”

Nga ana tjetër Dagz tha se e ka ndarë mendjen prej kohësh: “Po kemi ndonjë të re më tregoni. Se më duket se vetëm unë nuk e dinkam.(qesh) Kujdes! Të ndarë e kam mendjen unë moti.

Javë më parë Einxhel tregoi se po mendon të ketë një fëmijë. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera. Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre. “Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.

Ndonëse u përfolën për një fejesë pak koheë më parë, Dagz e mohoi këtë gjë duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ata janë të fokusuar vetëm te puna.  Ai u shpreh se për momentin nuk ka ndonjë ‘lëvizje’ por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.

Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë duke fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat