Pas ndarjes me Amos Zaharian, Gigliola ka një dedikim për aktorin

Mediale Vip

Pas ndarjes me Amos Zaharian, Gigliola ka një dedikim për aktorin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:50
Amos Zaharia, Gigliola

Ndarja pas 6-vjetësh e Gigliola Haverikut dhe Amos Zaharias nuk ka kaluar pa komente edhe në media. Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e kaluar dhe këtë e kanë pranuar edhe publikisht. Meqenëse kanë ndarë gjithmonë detaje nga raporti i tyre, duket se edhe ndarjen kanë vendosur të dy ta pranojnë publikisht.

Një muaj më pare, Gigliola publikoi këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua si dedikim për aktorin pas ndarjes dhe për këtë, ajo dha më shumë detaje sot nga “Shqipëria live”.

Këngëtarja pranoi publikisht se kënga që flet për një ndarje, është dedikim për Amosin. Gigiola shtoi se ka pjesë nga ndjesitë e veta në atë këngë pasi një pjesë e tekstit është shkruar nga ajo.

“Kënga është bërë në periudhën që ende nuk isha ndarë, domethënë ishte në proces e sipër. Mendova që njerëzit do të ndahen gjithë kohës dhe kjo kënga do të jetë moderne gjithmonë. Mora spunto dhe nga vetja, sepse siç e thashë edhe unë isha në periudhë ndarjeje”, tha Gigliola.

“A po vjen ti sot?”, është fraza e preferuar e këngës për Gigliolën e cila na ka sqaruar edhe pse kjo frazë është e veçantë për të.

“E përdorja shumë atëherë këtë frazë. Normalisht që kënga ka një spunt shumë të vërtetë pa dyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që “nuk dua të ndahem po më mungon”, pastaj mbyllet me një proces që “unë do të të mungoj ty”, është shprehur këngëtarja.

Në lidhje me raportin që ka ruajtur me aktorin pas ndarjes ajo shtoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë, ndërsa tha se përshëndetet dhe takohet edhe me motrën e tij, Elia Zaharian.

“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas. Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim”,– tregoi këngëtarja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat