Pamje/ “E dashura ime më e mirë se jotja”/ Shfrenohet Enca, shfaqet duke u puthur në buzë me një vajzë

Mediale Vip

Pamje/ “E dashura ime më e mirë se jotja”/ Shfrenohet Enca, shfaqet duke u puthur në buzë me një vajzë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 10:06
Enca

Këngëtarja e njohur, Enca ndonëse jo shumë aktive me projekte muzikore ajo mbetet mjaft e përfolur.

Artistja nga Shqipëria numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale e ku sjell imazhe nga më të ndryshme të cilat janë kryesisht pozitive.

Së fundmi, Enca ka nisur pushimet në Dubai atje ku po qëndron pjesë më të madhe të kohës.

Image
Postimi i Encës
Image
Enca

Mbrëmë (e mërkurë) këngëtarja ka shijuar një natë argëtuese në një nga klubet e natës atje nën shoqërinë e miqve.

Image
Postimi i Encës

Krahas imazheve, Enca ka ngacmuar edhe përmes një video teksa shihet duke i dhuruar një puthje në buzë një prej mikeshave të saj.

Image
Enca duke u puthur në buzë me një vajzë

Ndërkohë, këngëtarja tashmë ka paralajmëruar fansat e saj se është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor që do të jetë i realizuar edhe me klip.

Kujtojmë  që kënga e saj e fundit është “Suavele” e lansuar verën e vitit të kaluar. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat