Babai i Meghan Markle përfundon në spital në gjendje kritike, pas goditjes në tru

Mediale Vip

Babai i Meghan Markle përfundon në spital në gjendje kritike, pas goditjes në tru

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:32
Thomas, Meghan Markle

Thomas Markle, babi i Meghan Markle, mësohet se ka pësuar një goditje në tru pasi është rrëzuar krejt papritur në rrugë. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë para se 77-vjeçari të shkonte në Londër për festimet e jubileut. Mësohet se Markle është hospitalizuar në një klinikë amerikane në Chula Vista, Kaliforni.

Nuk dihet ende nëse Meghan, e cila është e ndarë prej të atit, do të shkojë pranë tij në këtë çast të vështirë.

Asistenti Tom Bower, tha për “Good Morning Britain” se kishte folur me Mr. Markle gjatë fundjavës për librin e ardhshëm mbi Meghan, dhe ai kishte treguar se ishte rrëzuar. 

"Ai ishte mirë, por kishte rënë në Rosarito, duke bërë pazar dhe më tha se disa njerëz të tjerë e kishin ndihmuar të ngrihej në këmbë. Ai ka pasur probleme me zemrën dhe nuk po ndihej shumë mirë. Nga ana tjetër, ai ishte shumë i emocionuar edhe për ardhjen në Londër për jubileun.”

Markle u dërgua me ambulancë në klinikën në Chula Vista, por më herët ishte në spital në Tijuana, Meksikë, ku përfundoi me një maskë oksigjeni dhe i rrethuar nga mjekët.

“Babai im po shërohet në spital. Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim”,- ka thënë për mediat vajza e tij, Samantha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat