Florjan Binaj flet sërish për largimin nga ‘Portokalli’ dhe mosrespektimin e të drejtave të autorit

Mediale Vip

Florjan Binaj flet sërish për largimin nga ‘Portokalli’ dhe mosrespektimin e të drejtave të autorit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:33
Florjan Binaj

Largimi i aktorit Florjan Binaj nga “Portokalli” është shoqëruar me shumë lajme e ndonjëherë spekulime online, duke qenë se arsyet që e bënë të marrë një vendim të tillë mbetën të paqarta. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Flori theksoi sërish çështjen e të drejtave të autorit, duke lënë të kuptohet se të drejtat e tij si krijues dhe interpretues i shumë numrave në "Portokalli" nuk janë respektuar.

“Jo vetëm në Top Channel, por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padija, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave, ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd ose të përtypesh dhe të vazhdosh përpara. Këto janë gjëra që publiku nuk i di normalisht, sepse janë gjëra të brendshme.

Ideja është që me ligjin shqiptar, minimumi duhet të dalë emri i atij që ka e shkruar, siç del edhe në festival… teksti, muzika, këndon filani. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord, por nuk e zbatojnë,” -u shpreh Flori.

Ai shtoi në fund se një nga arsyet e largimit nga spektakli i humorit ka qenë dhe familja e tij, duke thënë se duke punuar gjithë ditën nuk arrinte të kishte kohë mjaftueshëm për fëmijët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat