Reperi zbulon se me kë ishte Strella para se të ndodhte vrasja në Ferizaj

Mediale Vip

Reperi zbulon se me kë ishte Strella para se të ndodhte vrasja në Ferizaj

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:34
Gazmend Hyseni

Orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ishin tragjike për qytetarët e Ferizajt.

Vëllau i reperit Buta la të vdekur ish mikun e artistit, Gazmend Hysenin.

Arsyet që shtynë deri tek vrasja dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës së Butës nga Strella e cila kishte vlerën e mbi 70 mijë euro.

Vëllau i tij, kishte shtënë disa herë me armë ndaj Hysenit, i cili nuk i përballoi plagët e marra.

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Gazmend Hyseni, pati reagime të shumta.

Reperë të njohur të estradës reaguan e komentuan mbi ngjarjen, e një ndër ta së fundmi ishte dhe reperi kosovar Ensar Elshani i njohur si Fuego.

Në një bashkëbisedim me aktorin kosovar, Zeqir Zullufi në rrjetin social “TikTok”, Elshani tregoi se para se të ndodhte rasti, Strella kishte qenë së bashku me reperin, Fero.

“Ky Strella, se e kena shok të përbashkët, tani mbrëmë ma kish çu kerrin e tina, tani kur e morra vesh kah ora 1 i natës, mendova mos janë edhe bashkë valla, tani mirë mu lajmërua edhe Fera, se të keqën nuk ia dua kërkujna kur vjen deri puna deri qaty, po jo ish kon Strella, Strella vet, vet kish ndodh rasti”, tha fillimisht Fuego.

Aktori kosovar, Zullufi e pyet se a është e vërtet që “Strella” ia ka djegur veturën Butës? Reperi nuk ka dashur të flas në lidhje me këtë.

“S’po kom qejf bre brud me fol valla, qata po thom mos, po kanë pas qeto ferrka qeto sene po pa marr parasysh”, thotë reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat