Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman do të performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”

Mediale Vip

Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman do të performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:17
Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman

“Sunny Hill Festival” ka nisur prej ditësh të bëjë të ditur emrat që do të performojnë këtë vit në mesin e tyre edhe shumë yje botërore.

Por, krahas artistëve ndërkombëtar do të jenë edhe disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptar që do të jenë performues gjatë festivalit katërditor.

Pas këngëtares Kida, reperët e njohur Getto Geasy, Onat dhe Cozman janë disa emra të tjerë që do të përkujdesën për argëtimin e publikuar.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet faqeve zyrtare në rrjetet sociale të “Sunny Hill Festival”.

Ndërkohë, kujtojmë që emrat me famë botërore që deri më tani janë konfirmuar që do të jenë pjesë e festivalit që mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht janë, fituesit të dyfishtë të Sanremos, Mahmod, DJ turk, Burak Yeter, Diplo dhe DJ shqiptar Regard.

Theksojmë që “Sunny Hill” sivjet rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të COVID-19 dhe do të mbahet në një lokacion të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat