Besa Kokëdhima zbulon raportin që ka me babain e saj

Mediale Vip

Besa Kokëdhima zbulon raportin që ka me babain e saj

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 07:27
Besa dhe Koço Kokëdhima

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është një ndër artistet e cila ka dhuruar hite përgjatë karrierës së saj muzikore. Pas një pauze të gjatë ajo është rikthyer sërish me projektin e saj më të ri muzikor.

Artistja ka folur si rrallë herë për marrëdhënien e saj që ka me të atin, Koço Kokëdhima.

E ftuar në “A Live Night”, artistja rrëfeu se lidhja e saj me babain është shumë e ngushtë. Një ndër arsyet e forta është se ata ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin sa arrijnë të kuptohen vetëm duke u parë.

“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy.

Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”– është shprehur Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat