Kivanç Tatlitug shihet për herë të parë me të birin, rrjeti ka vetëm një pyetje

Mediale Vip

Kivanç Tatlitug shihet për herë të parë me të birin, rrjeti ka vetëm një pyetje

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:09
Kivanç Tatlitug me familje

Kurt Efe, djali i aktorit të njohur turk, Kivanç Tatlitug, i cili për momentin përshkruhet si: “Biond, por me hijen e së ëmës”, është parë këtë fundjavë për herë të parë në publik, në Bodrum.

Çifti Tatlitug, që u bënë prindër për herë të parë më 15 prill, kanë kaluar disa ditë pushime në shtëpinë e tyre në Yalikavak.

Paparacëve nuk u ka shpëtuar nga objektivi vogëlushi që është vetëm dy muajsh.

Çifti i artistëve kanë hapur derën e shtëpisë së pushimit për miqtë e tyre Ozge Ozpirinçci-Burak Yamanturk, dhe futbollistët Mehmet Topal and Gokhan Tore.

Kurt Efe ngjan me të atin?

Kurt Efe, duket se ngjan më shumë me të atin. Të paktën, fansat në rrjetet sociale kështu kanë bindjen, edhe pse, nga fotot e para të vogëlushit, vështirë të dallohet portreti i tij i plotë.

“Tani për tani, është biond, por duket se ka hijen e së ëmës”, - shkruajnë mediat turke për vogëlushin.

Prindërit e kanë ruajtur vogëlushin Efe nga mediat sociale, por sapo u panë fotot e para, rrjeti nisi diskutimin për ngjashmëritë.

‘Biond, si i ati’ – ishte e thjeshtë për ta dalluar, por Efe është ende i vogël për t’ia zbuluar tiparet.

Image
Kivanç Tatlitug
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat