Vajza e Beyonce merr vëmendjen gjatë një ndeshjeje basketbolli të NBA

Mediale Vip

Vajza e Beyonce merr vëmendjen gjatë një ndeshjeje basketbolli të NBA

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 07:30
Beyonce dhe vajza e saj

Vajza e divës Beyonce dhe reperit Jay-Z rrëmbeu të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në tribuna gjatë një ndeshjeje basketbolli të NBA dhe fansa të shumtë e kanë komentuar ngjashmërinë e madhe me nënën e saj.

Jay Z e kishte marrë vjazën 10-vjeçare, Blue Ivy Carter, në ndeshjen e finales së NBA, ndërsa kësaj radhe ajo e mori vëmendjen nga babai i saj i famshëm.

Blue Ivy ishte ulur me të atin pranë parketit, e veshur me të zeza, por ngjashmëria me nënën ishte ajo që shkaktoi një ortek komentesh në rrjetet sociale.

Një sërë postimesh i janë kushtuar dukjes së saj dhe disa kanë pyetur veten nëse ka mundësi që ajo t’i ngjajë kaq shumë këngëtares duke krahasuar një fotografi të divës nga viti 2007 me atë të vajzës së saj.

Blue Ivy ka lindur në janar të vitit 2012, dhe ndërsa më herët ngjante më shumë me babanë, ndryshimi i saj gjatë rritjes ka ngjallur veçanërisht interes publik për ngjashmërinë me Beyonce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat