Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello në një romancë të re?

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello në një romancë të re?

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:16
Camila Cabello

Camila Cabello duket se e ka lënë pas romancën me Shawn Mendes, duke i dhënë sërish një mundësi dashurisë. Këngëtarja 25-vjeçare u pa në Los Anxhelos të mërkurën në mbrëmje me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club.

Cabello dukej e qeshur në shoqërinë e biznesmenit në disa nga fotot e shkrepura nga paparacët.

Duke qenë se nuk u pa asnjë puthje e përqafim gjatë takimit, romanca me shumë mundësi sapo ka nisur. Megjithatë, ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre, nisur nga buzëqeshjet dhe shikimet e thella.

Cabello i dha fund lidhjes me Mendes në nëntor të vitit të kaluar, pas më shumë se 2 vitesh lidhje. Shawn pranoi dy muaj më parë se ai ende e do Cabello-n dhe se do të jetë gjithmonë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat