Beyonce rikthehet pas gjashtë vitesh pauzë, publikon këngën e parë të albumit të ri

Mediale Vip

Beyonce rikthehet pas gjashtë vitesh pauzë, publikon këngën e parë të albumit të ri

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:28
Beyonce

Tre orë para orarit që kishte lajmëruar se do publikonte këngën e re, Beyonce lançoi në befasi “Break My Soul”, kënga e parë nga albumi i saj i shtatë solo “Renaissance” dhe është pikërisht ajo që fansat e Bey kanë pritur: Një këngë për të kërcyer e festuar e bashkëprodhuar nga ekipi i “Single Ladies” i Tricky Stewart dhe The-Dream, me një ritëm të nxehtë dhe këshilla nga Big Freedia.

“Nxireni zemërimin tuaj, lironi mendjen tuaj / Largohuni nga punën tuaj, merrni kohën / Lini pas tregtinë, lini stresin / Lini dashurinë, harroni pjesën tjetër.”- thuhet në tekst. Gjithashtu tekstshkrues janë Jay-Z, Adam Pigott (i njohur si BlaqNmilD, i cili ka punuar me Drake, Quavo, Megan Thee Stallion dhe shumë të tjerë), Freddie Ross, e njohur ndryshe si Big Freedia, dhe tekstshkruesit e hitit të Robin S të vitit 1993 “Show Me Love ”.

Nga ana e saj, Bey është në sinkronizim me rikthimin e saj dhe për temën e këngës disko: Titulli është “Nuk do të më thyesh shpirtin” dhe vazhdon me fjalët: “Do të lëshoj flokët sepse më iku mendja/ Bey është kthyer dhe unë po fle mirë natën/ Mbretëresha është në fron dhe Dom në pjesën e pasme.”

Është e mbushur me vargje tipike për pistat e vallëzimit si: “Motivim/ Po kërkoj një themel të ri/ Jam mbi atë dridhje të re/ Po ndërtoj themelin tim”.

Kënga fillimisht u shfaq vetëm në Tidal – shërbimi i transmetimit në bashkëpronësi nga bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z -dhe më pas edhe në platformat e tjera përfshirë YouTube. Beyonce ka një histori për këtë: Albumi i saj i vitit 2016 “Lemonade” ishte i disponueshëm vetëm në Tidal për tre vjet, një lëvizje që i kushtoi asaj miliona honorare në transmetim.

Beyonce njoftoi të enjten se albumi i shumëpritur do të publikohet më 29 korrik. Burimet thonë për ‘Variety’ se albumi do të përmbajë këngë kërcimi dhe country nga kompozitori Ryan Tedder, i cili bashkëshkrujti hitin Halo. Gjithashtu thuhet se është i përfshirë edhe Raphael Saadiq, i cili ka krijuar hite për Mary J. Blige, D’Angelo, Stevie Wonder, John Legend dhe Andra Day, si dhe albumet e tij të shkëlqyera solo.

Country nuk është një terren i ri për këngëtaren. Fansat aludojnë se albumi do të përmbajë 16 këngë dhe do jetë i ndarë në disa pjesë.

Beyoncé në fakt ka publikuar katër albume që nga suksesi i 2016 “Lemonade”, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është solo: Në vitin 2018, ajo solli “Everything Is Love” me bashkëshortin Jay-Z me emrin The Carters, në prill të 2019, ajo publikoi “Homecoming”, një album i performancës së saj të vitit 2018 në Coachella, dhe atë verë ajo aolli “The Lion King: The Gift”, një album shoqërues i filmit të Disney që përmbante disa këngë të reja prej saj.8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat