Kush është partneri i ri i Alvisës që e ka larguar nga Shqipëria

Mediale Vip

Kush është partneri i ri i Alvisës që e ka larguar nga Shqipëria

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:36
Alvisa Qarri

Alvisa ishte ndër personazhet më të spikatura në edicionin e fundit të Përputhen. Pasi të gjithë djemtë u vunë ‘në radhë pas saj’, historinë e komplikoi më shumë edhe ish-partneri i saj kur u bë pjesë e formatit.

Megjithatë, pas shumë debateve, akuzave, bjondja simpatike ia doli që të niste një lidhje me Bashkimin dhe të dilnin nga emisioni si çift. Por duket s ekjo histori nuk zgjati shumë, duke njoftuar ndarjen vetëm pak javë më pas. Por duket se dashuria ka trokitur për herë të tretë tek Alvisa. Prej kohësh e kemi parë ish-konkurrenten që udhëtonte jashtë Shqipërisë.

Mendonim se ishin pushimet ato që e largonin nga vendi, por nuk paska qenë kështu.

Image
Alvisa Qarri/instastory

Bëhet me dije se është djaloshi që i ka fituar zemrën ai që e ‘detyron’ të udhëtojë shpesh. Partneri i ri i saj jeton jashtë Shqipërisë, ndaj edhe dy të rinjtë takohen në destinacione të ndryshme. Vetë Alvisa ka publikuar një foto, ku shfaqet e përqafuar me të dashurin e ri. Ndonëse ka zgjedhur mos t’ia publikojë të plotë portretin, ajo shfaqet më e dashuruar se kurrë me djalin enigmatik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat