Ed Sheeran merr një milion euro dëmshpërblim

Mediale Vip

Ed Sheeran merr një milion euro dëmshpërblim

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 23:49
Ed Sheeran

Muzikanti britanik i popit Ed Sheeran mori më shumë se një milion euro dëmshpërblim pas një beteje të suksesshme ligjore kundër autorëve që e akuzuan për plagjiaturë.

Çështja në Gjykatën e Lartë në Londër u fitua nga muzikanti 31-vjeçar në fillim të prillit, pas një procesi që ai e quajti një tregues të praktikave të këqija që minojnë industrinë e muzikës.

Gjykata vendosi që Sheeran as "qëllimisht" dhe "pa vetëdije" nuk e kopjoi melodinë e këngës së Sami Chokri dhe Ross O'Donoghue të vitit 2015 "Oh Why" në hitin e tij "Shape of You", një nga më të shiturit në botë.

Në një vendim shtesë, të dhënë të martën, gjyqtari Antony Zacaroli vendosi që paditësit duhet të paguajnë shpenzimet gjyqësore prej 916.000 funte.

Gjatë gjyqit, Ed Sheeran hodhi poshtë akuzat se ai kishte "huazuar" një melodi nga kompozitorë të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat