Sarah Jessica Parker nuk dëshiron të quhet e guximshme sepse nuk i fsheh thinjat

Mediale Vip

Sarah Jessica Parker nuk dëshiron të quhet e guximshme sepse nuk i fsheh thinjat

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:28
Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker nuk është aspak e stresuar për kalimin e viteve.

"Unë thjesht nuk e kuptoj pse duhet të shpenzoj kaq shumë kohë duke menduar për të," tha aktorja 57-vjeçare për Allure së fundmi. “Nuk është se jam qëllimisht shpërfillëse. Por nuk e mendoj vërtet. Ka pasur shumë më tepër biseda periferike për kohën që kam kaluar në tokë sesa kam menduar për të vetë.”

Flokët e thinjur të aktores u bënë kryefjalë e mediave verën e kaluar pasi ajo u fotografua duke darkuar në Nju-Jork me mikun e saj Andy Cohen.

“U bënë muaj e muaj biseda për sa e guximshme jam që i mbaj flokët gri,” –tha SJP. "Ndërsa unë mendoja, ju lutem duartrokisni guximin e dikujt tjetër për diçka! Andy ka një kokë plot me flokë të bukur gri. Por askush nuk e përmendi atë, i cili ishte i ulur pranë meje. Absolutisht asnjë."

Për më tepër, Parker nuk dëshiron ta kthejë orën pas, edhe nëse ajo do të mund ta bënte këtë pa kaluar nën thikë.

“Cili është qëllimi? Mua thjesht ... nuk më intereson mjaftueshëm," -tha ajo për Allure. “Kur dal nga dera, dua të ndihem mirë – sipas standardeve të mia… nuk është se s’më intereson pamja ime. Mendoj se thjesht nuk më intereson mendimi i të tjerëve.”

Në fund, aktorja shtoi se njerëzit duhet të pranojnë realitetin, sepse të gjithë plaken dhe thinjen një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat