Meridian Ramçaj ‘zbulon’ arsyen e prishjes së miqësisë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit

Mediale Vip

Meridian Ramçaj ‘zbulon’ arsyen e prishjes së miqësisë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:01
Meridiani, Iliri dhe Sabiani

Ish-banori i “BBVIP”, Meridian Ramçaj ka komentuar së fundmi krisjen e miqësisë së ngushtë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit, ku ky i fundit nuk ishte u pranishëm as në dasmën e balerinit dhe pse u tha se këngëtari ishte i pari që e kishte marrë ftesën.

I ftuar në “Fitstation”, Meridiani është pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, duke ironizuar Sabianin, ai u shpreh se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë.

Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”- tha ish-banori.

Ramçaj gjithashtu foli dhe për konfliktin mes Ilirit dhe Tan Bramës në rrjetet sociale ku duket se thumboi koreografin teksa tha se nuk ka nevojë për fituesin e “BBVIP”.

“Çe do Tani Ilirin, ai ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram.”- u shpreh Meridiani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat