Robert Berisha dhe Laureta publikojnë tjetër imazh si çift nga pushimet e tyre në Turqi

Mediale Vip

Robert Berisha dhe Laureta publikojnë tjetër imazh si çift nga pushimet e tyre në Turqi

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:10
Laureta dhe Roberti

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, është duke e shijuar pafund lidhjen e tij të re me bukuroshen Laureta Maqedonci.

Dyshja kanë bërë të ditur se ndodhen në Turqi për pushime verore, në fillim të sezonit.

Se janë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, këtë e tregon edhe fotografia e fundit e përbashkët, që çifti kanë publikuar në rrjetet sociale.

Image

 

Laureta shfaqet e mbështjellë nën krahët e këngëtarit, i cili gjithashtu i buzëqeshë kamerës teksa pozon pranë të dashurës së tij.

Lidhja e tyre u bë e ditur vetëm pak muaj më parë dhe u konfirmuar nga vet Roberti.

Para kësaj, ai ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi deri në vitin 2015, ku si fryt i kësaj martese është vajza e tyre Renee.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat