Pas vendimit të Gjykatës Supreme për shpalljen ilegal të abortit, reagon Bebe Rexha

Mediale Vip

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për shpalljen ilegal të abortit, reagon Bebe Rexha

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:06
Bebe Rexha

Ditë më parë, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.

Kjo ka bërë që në Shtetet e Bashkuara të vijojnë shumë reagime lidhur me këtë çështje, me shumë prej figurave publike të cilët këtë vendim po e cilësojnë si diskriminim ndaj grave.

Artistja shqiptare me renome botërore e cila jeton dhe vepron në ShBA, Bebe Rexha, bëri gjithashtu një reagim të ashpër në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja interpretuese e hitit “I’m a mess”.

Tutje, ajo shpërndau në Twitter edhe një thirrje, e cila është shndërruar në fushatë senzibilizuese ku tregon rrugën se çfarë mund të bëjnë tani e tutje qytetarët kundërshtues të këtij vendimi.

Në letër thuhet se është mirë t’i bashkohen një proteste lidhur me kët♪ çështje, ato që duan të abortojnë të mbajnë pilula aborti me vete dhe të bëjnë kontrolle të rregullta, si dhe është mirë që të bëhet presion në qeveritë e shteteve përkatëse, që të bëhet thirrje për legalizim të abortit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat