Këngëtarja Mejreme Kurti sjell një këngë mjaft të bukur dasme

Mediale Vip

Këngëtarja Mejreme Kurti sjell një këngë mjaft të bukur dasme

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ajo është një këngëtare mjaft e kërkuar sidomos në gëzimet familjare kudo në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

E kemi fjalën për Mejreme Kurti e cila ka ardhur me një super projekt muzikor dasmash e në sezonin e nxehtë të tyre.

Kënga ka edhe një super klip të bukur e përshtatur realizuar në studion NP Records Studio, Plorat Gashi dhe Nusret Asani, me tekst nga Senka Nuhiu e me violinë mjeshtrin e njohur Mentor Sulejmani.

Producenti i artistes është Kenan Lusjani i cili duke e dashur shumë muzikën shqiptare don të përkrahë shumë artistë që e këndojnë bukur atë. Producenti ka zgjedhur të bashkëpunojë me autorë të ndryshëm si : Senka Nuhiu, Vigan Sulejmani, Gjovalin Dushaj, Vullnet Salihu etj.

Këngën mund ta dëgjoni e ta shihni në linkun më poshtë e ju sigurojmë se do ta pëlqeni shumë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat