“Nuk na duhen komentet e saj!” Pas zërave për një marrëdhënie të tensionuar, Megi Pojani bën deklaratën e papritur për Beniada Nishanin

Mediale Vip

“Nuk na duhen komentet e saj!” Pas zërave për një marrëdhënie të tensionuar, Megi Pojani bën deklaratën e papritur për Beniada Nishanin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:58
Beniada Nishani/ Megi Pojani 

Megi Pojani nuk i ka kursyer disa batuta ditën e sotme lidhur me raportin e saj me Beniada Nishanin.

Dy vajzat janë bashkë në rubrikën ‘He/She is on Top” në “E diell” si pjesë e jurisë, mirëpo sot Beniada mungonte për shkak të disa arsyejve personale. E pyetur nga moderatorja Argjira Spanca me humor se “çfarë i ka bërë Beniadës”, Megi tha:

“E kam ngrënë, e fsheha dhe erdha këtu sot sepse nuk na duhen komentet e Beniadës. Në fakt, jam shumë e mërzitu që Beniada nuk do jetë dhe sot e kuptova se unë e dua Beniadën dhe e kam të nevojshme praninë e saj. ” -u shpreh Megi duke qeshur.

Kohët e fundit u përhapën me shpejtësi zërat se dy vajzat kanë një marrëdhënie të tensionuar. Ato janë të dyja pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top” ku u tha se janë përfshirë në disa mosmarrëveshje. Sipas zërave Beniada mendon se Megi është shumë e ftohtë dhe e injoron.

Për t’i dhënë fund çdo dyshimi ato janë shfaqur të dyja në emisionin “Më lër të flas” të binjakëve Veshaj, duke treguar se nuk kanë asnjë problem me njëra-tjetrën. Megi ka deklaruar se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit sepse është shumë e zënë.

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara. Kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njeri le të themi vij me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë. Vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– është shprehur Megi gjatë një interviste në ‘Goca dhe Gra’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat