“Më dukesh si Roza Lati”- Moderatorja i jep përgjigjen e papritur fansit: Qelbësira…

Mediale Vip

“Më dukesh si Roza Lati”- Moderatorja i jep përgjigjen e papritur fansit: Qelbësira…

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 06:59
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj diçka që i ka ndodhur së fundmi në një club në Kosovë.

Moderatorja është përballur me një nga ato situata që përballet çdo person publik. Një djalë i është afruar pranë tavolinës duke iu drejtuar me fjalët:“Më dukesh si Roza Lati”.

Moderatorja fillon të qeshë dhe i thotë djalit se nuk është ajo, por ngjajnë.

“I ngjaj, ka tatuazh si unë ajo qelbësira.”- shprehet moderatorja gjatë videos.

Ndërkohë krahas storys Roza shkruan: Sa herë që më pyesin “Më dukesh si Roza Lati” them: “Jo, jo ngjajmë. Ka tatuazhe si unë ajo.”

Kujtojmë se moderatorja u përfol pak kohë më parë se i ka dhënë fund beqarisë. Në emisionin e saj ishte e ftuar Monika Lubonja, të cilën Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.

E më pas moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerrë unë lajmin këtu nuk duhet të bëhet për mua po për ty.  Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet nuk më shkruante njeri dhe e din si ishte puna?Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që u interpretua si një pohim pa dashje i Rozës.

“Vip Magazine” raporton se burime pranë moderatores e kanë mohuar këtë fakt. Po e njëjta media shkruan se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit rreth një muaj më parë. Ajo ka qenë në lidhje prej më shumë se një viti me një djalë që nuk jetonte në Shqipëri, dhe duket se gjërat nuk kanë funksionuar në distancë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat