Beatrix Ramosaj ironizon Donald Veshajn: Pres princin origjinal, jo…

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj ironizon Donald Veshajn: Pres princin origjinal, jo…

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:45
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn, duke ‘rihapur edhe një herë llogaritë’ me ish-të dashurin e saj.

Dyshja që u ndanë vetëm një ditë pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ nuk sqaruan asjëerë se çfarë ndodhi mes tyre, megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin e vërtetë dhe jo atë ‘nga Vlora’.

Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ. “Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Pak javë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat