Në Sunny Hill këngëtari i madh që numëron mbi 3 miliardë klikime në Youtube

Mediale Vip

Në Sunny Hill këngëtari i madh që numëron mbi 3 miliardë klikime në Youtube

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:06
Sunny Hill

Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë.

Festivali Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit gusht ka konfirmuar pjesëmarrjen e njërit prej yjeve më të mëdhenj të muzikës.

Bëhet fjalët për J Balvin, njëri prej këngëtarëve më të mirë të kohëve të fundit në botë, i njohur për këngët e tij ikonike si “Mi Gente” këngë e cila vetëm në YouTube ka më shumë së 3 miliardë klikime.

Këngëtari me famë globale me albumet e tij 6AM dhe La Familia.

Stili i tij i veçantë, latin reggaeton, urban dhe hip hop ka bërë që ai të jetë njëri prej artistëve me unik në botën e showbizzit sot.

“A jeni gati për një party me ikonën @JBalvin Superylli global i bashkohet “headline” me hitet e tij që kanë fituar çmime e që ne do të vallëzojmë tërë natën me to”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat