“E vetmja që shkoi në finale pa parashuta e drona!” Beniada Nishani ironizon tre finalistët e “Big Brother VIP”?

Mediale Vip

“E vetmja që shkoi në finale pa parashuta e drona!” Beniada Nishani ironizon tre finalistët e “Big Brother VIP”?

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:52
Beniada, Donald, Ilir dhe Einxhel

Një status i Beniada Nishanit po interpretohet në rrjetet sociale si ironi ndaj tre finalistve të tjerë të edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Modelja ka shpërndarë një status në Instagram nga një faqe që shkruan: “Personi i vetëm që shkoi në finale pa parashuta e drona, po me forcat e veta. Bravo. Kështu vazhdo!” Beniada i ka bërë ‘repost’ postimit në llogarinë e saj duke shkruar: “Nuk mund ta harroj kurrë mbështetjen tuaj”, duke nënkuptuar se është dakord me fjalët e shkruara.

Ky status vjen një ditë pas deklaratës së Beniadës për çiftin Beatix-Donald. Ajo realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila u duke se ka ironizuar dyshen duke i thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.

Pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“. Beniada ka ndarë një video duke sqaruar: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat