U përball me të papriturën kur ishte me pushime, reagon Einxhel Shkira

Mediale Vip

U përball me të papriturën kur ishte me pushime, reagon Einxhel Shkira

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:43
Einxhel Shkira

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Së fundmi çifti sapo është kthyer nga pushimet dhe duket se pas këtyre ditëve që kanë ndarë me ne foto dhe video të lumtur së bashku ‘dikush i ka marrë mësysh’, pasi Einxhel është sëmurur dhe këtë na e bëri me dije vetë bukuroshja me anë të një ‘Instastory’ para disa ditësh.

Por, si është gjendja shëndetsore e prezantueses sot?

Fatmirësisht më mirë, teksa këtë e ka treguar në rrjetin social, Instagram duke falenderuar të gjithë ndjekësit që janë interesuar për të.

"Dita e gjashtë dhe fal Zotit sot ndihem disi më mirë. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Kujdesuni për veten!"

Image
Postimi i Einxhelit
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat