Marina Vjollca me dedikim për Ghetto Geasyn: Mbreti i zemrës time

Mediale Vip

Marina Vjollca me dedikim për Ghetto Geasyn: Mbreti i zemrës time

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:00
Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen njëri prej reperëve më të pëlqyer në estradë, Getoar Selimi.

I lindur  më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 40 vite jetë.

Ndonëse dedikimet e urimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, një të tillë së fundmi e ka marrë edhe nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

“Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti e meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”, ka qenë shkrimi i Vjollcës.

Prezantuesja nga Shqipëria dhe reperi janë së bashku prej shumë vitesh, teksa u martuan në një ceremoni pranë detit në vitin 2017.

Ata vitin që lamë pas mirëpritën një vajzë të quajtur, Marget.

Ghetto Geasy nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte muzikore, e të jetë shumë i angazhuar me koncerte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat