Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen më të dashuruar së kurrë duke shëtitur në rrugët e ‘Beverly Hills’

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen më të dashuruar së kurrë duke shëtitur në rrugët e ‘Beverly Hills’

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 06:49
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fotografuan në një tjetër dalje së bashku nëpër rrugët e LA.

Çifti u fotografuan teksa hynin në një dyqan makinash të Rolls-Royce në Beverly Hills. Në fotot e kapura nga paparazzi dyshja dukeshin shumë të dashuruar duke ecur dorë për dore dhe duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa shikonin makinat.

Këngëtarja e “Waiting for Tonight” kishte veshur një nga dukjet e saj të preferuara casual, duke kombinuar një bluzë të bardhë, me xhinse të gjera dhe atlete të bardha. Ajo i mbante flokët të kapura bisht, dhe aksesorët e saj përfshinin syzet e diellit ngjyrë portokalli, vathë të mëdhenj dhe një çantë Dior.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Së fundmi Affleck ka punuar shumë për të drejtuar filmin e tij të ardhshëm ‘Nike’ , dhe këngëtarja “Jenny from the Block” është gjendur pranë tij për ta mbështetur.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat