Pjesë e “Big Brother VIP”? Andi tregon vendimin e fundit që ka marr

Mediale Vip

Pjesë e “Big Brother VIP”? Andi tregon vendimin e fundit që ka marr

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:18
Andi Shehi

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi ka qenë goxha i përfolur në media, sidomos pasi doli çift nga programi me Tea Trifonin, ku më pas plasi skandali i bujshëm se ai ishte në të vërtetë i lidhur me Melisa Lleshin ndërsa Tea me Beart Rexhepin.

Ndërkohë që gjithsecili po vazhdon jetën e tij, Andi i cili është goxha aktiv në rrjetet sociale ka zhvilluar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e tij ku e kanë pyetur nëse do të marrë pjesë në “BBVIP Kosova”.

Shehi u shpreh se është i hapur ndaj çfarëdolloj ftese dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë, duke lënë kështu të nënkuptohet se shanset që ai të jetë pjesëmarrës në shtëpinë e famshme janë të mëdha.

Image
Komenti i Andit

“Me thënë të drejtën jam i hapur për të gjitha këto ftesat, më pas do t’i shqyrtojmë dhe do të shikojmë së çfarë do të bëjmë”- u përgjigj Andi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat