Beniada Nishani do të martohet së shpejti? Bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

Beniada Nishani do të martohet së shpejti? Bën deklaratën e papritur

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:40
Beniada Nishani

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka zbuluar se së fundmi ka marrë një propozim për martesë të cilin e ka pranuar. Ish-banorja e “Big Brother VIP” u pyet në një intervistë të dhënë së fundmi për jetën e saj private, ku vendosi të rrëfejë një ngjarje që i kishte ndodhur.

Beniada tregoi se një djalë e kishte ndaluar në lagje dhe i kishte propozuar për martesë. Kur u pyet nga moderatori nëse e kishte pranuar Beniada tha, “Po”, duke qeshur.

“Dje një djalë më ka ndaluar te lagja ime më ka bërë një propozim martese me unazë. Unë mendoj se e kishte për të fejuarën e vet dhe ka thënë po ia bëj edhe Beniadës. Patjetër unë thashë Po. Tani pas moshës 29 nuk do mendosh shumë, çfarë të bjerë të bjerë”, tha Beniada në “Abc e Pasites.”

Modelja tregoi gjithashtu se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket eksperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat