“Nuk shkoj dot me pushime”/ Armina sqaron deklaratën që bëri xhiron e rrjetit

Mediale Vip

“Nuk shkoj dot me pushime”/ Armina sqaron deklaratën që bëri xhiron e rrjetit

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:55
Armina Mevlani

Armina Mevlani ka sqaruar deklaratën e bërë prej saj se nuk ka mundësi të bëjë pushime për shkak të rritjes së çmimeve. Kjo deklaratë bëri xhiron e rrjetit dhe nuk munguan as kritikat nga njerëz që shpreheshin se ajo merr të ardhura të konsiderueshme për të përballuar pushime.

Në një status në rrjetet sociale ajo sqaron se ka qenë duke folur për të njëjtat vende që frenkuentonte më parë ku çmimet tanimë janë 3-fishuar dhe vendet brenda Shqipërisë.

“Një sqarim të vogël: Nuk kam thënë nuk shkoj me pushime por kam thënë që nuk shkoj në të njëjtat vende ku çmimet janë 3-fishuar dhe ku shkoja më parë (këtu e kisha fjalën për në Shqipëri)”- shkruan Armina.

Gjatë një diskutimi për rritjen e çmimeve në sezonin veror, Mevlani tha në “Goca dhe Gra” se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar. “Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina.

Ndër të tjera ajo shtoi se pushimet në jug të vendit janë kthyer në një ‘makth’ për të për shkak se nuk mund të ketë privatësinë që i duhet. Ajo tregoi se pushimet që ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme. “Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë  kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndosh , më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, tha Armina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat